Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.
Komisioni u drejtua nga Fatmir Xhafaj. Ndërkohë opozita ka vijuar sërish bojkotin.
Xhafaj gjatë kësaj mbledhje u shpreh se të gjitha mediat që kanë shprehur skepticizëm, të jenë të pranishme për të nxjerrë të gjitha opinionet.
Gjithashtu mësohet se tre pikat kryesore që u diskutuan në këtë Komisionin ishin;
-Miratimi i procesverbaleve të zbardhura të dy mbledhjeve të mëparshme, datë 14 dhe 21 qershor 2024;
-Informim për zbatimin e Vendimeve të Mbledhjes së datës 21 qershor 2024;
-Si edhe vendimmarrje organizative lidhur me procesin përgatitor për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe Grupit të Ekspertëve pranë tij: i) P/Vendim për “Ftesë për bashkëpunim” drejtuar Grupeve Parlamentare të Kuvendit, të propozojnë përfaqësuesit/ekspertët e tyre pranë tre nëngrupeve të GE dhe ST; ii) P/Vendim për “Ftesë për bashkëpunim” drejtuar institucioneve, organeve dhe organizatave që veprojnë brenda sistemit të drejtësisë të propozojnë përfaqësuesit/ekspertët e tyre pranë nëngrupit përkatës të GE dhe ST; iii) P/Vendim për “Ftesë publike për bashkëpunim” drejtuar organeve të medias audiovizive, medias së shkruar, medias online dhe asaj elektronike, për të shprehur interesin për të kontribuar me ekspertizën e tyre në veprimtaritë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe Grupeve të Ekspertëve.
/abcnews.al/