Në periudhën gjashtëmujore nga janari në qershor, të ardhurat e buxhetit rus nga nafta dhe gazi u rritën me 68.5 për qind nga viti në vit në 5.7 trilion rubla, ose rreth 59.8 miliardë euro, njoftoi Ministria e Financave e Rusisë.
Siç u tha, rritja e të ardhurave nga burimet e përmendura energjetike është kryesisht pasojë e rritjes së çmimit të naftës ruse në krahasim me vitin paraprak.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, të ardhurat buxhetore të Rusisë që nuk vijnë nga nafta dhe gazi u rritën me 26.6 për qind nga viti në vit në 11.4 trilion rubla, pra në afërsisht 119.7 miliardë euro.
“Taksat e transaksionit, përfshirë TVSH-në, janë rritur në periudhën janar-qershor me 17,6 për qind, duke tejkaluar nivelin e planifikuar, gjë që krijon një bazë të qëndrueshme për përshpejtimin e mëtejshëm të rritjes së të ardhurave”, thuhet në deklaratën e ministrisë./abcnews.al