Regjistrimet në shkolla, nga data 8 korrik- 31 gusht/ Ministrja Manastirliu: Prindërit të aplikojnë në e-Albania

schedule13:12 - 8 Korrik, 2024

schedule 13:12 - 8 Korrik, 2024

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen këtë të hënë në portalin e-Albania.

Sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në cdo kohë.

“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.”, shkruan ministrja Manastirliu.

/abcnews.al