Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas/ U la në burg, dëshmia e 39-vjeçarit: Nuk doja ta vrisja, jam penduar

schedule16:32 - 7 Korrik, 2024

schedule 16:32 - 7 Korrik, 2024

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “Arrest me burg” për Xhuliano Mihaj, pasi vrau me thikë 23-vjeçarin Xhimi Bakaj. Ngjarja ndodhi të premten në lagjen “11 Janari”, në Fier.

I pyetur në seancë 39-vjeçari ka thënë para akuzës dhe gjyqtarit se ai nuk ka pasur thikë me vete, dhe se ia ka marrë viktimës 23 vjeçarit Xhimi Bakaj teksa janë përleshur me njëri – tjetrin.

“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka thënë ai në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues që kryeesohej nga Vladimir Cjapi, pasi ka dëgjuar akuzën, por edhe mbrojtjen ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Xhuljano Mihaj.

/abcnews.al/