Kim Min Jae është jashtë projektit të Bayern Munich me trajnerin Vincent Kompany që nuk e konsideron si pjesë të rëndësishme të organikës, madje, “Bavarezët” vetëm pak ditë më parë u përforcuan në mbrojtje me japonezin, Hiroki Ito për të cilin derdhën plot 30 milionë euro në arkat e Stuttgart duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të qendërmbrojtësit për një karrierë me “Bavarezët”.
Kështu, edhe pse Bayern e transferoi Kim për 50 milionë euro vetëm një vit më parë me statusin e kampionit të Italisë pas sezonit fantastik të kaluar te Napoli, gjermanët tashmë janë gati ta rikthejnë sërish në Serie A, pasi “shtatlarti” koreano-jugor nuk u përshtat kurrë në Bundesliga.
Mirëpo, duke se karriera e Kim do të vijojë sërish te një klub i mahde, me “Zikaltërit’ e Inter, që e shohin këtë lëvizje si një “shans të artë” të merkatos, teksa janë gati ta transferojnë aziatikun nga “Bavarezët”, me formulën e huazimit, me vetë lojtarin, i cili i gjendur para kësaj situate, është i hapur për një rikthim të mundshëm në Itali.