Pritini e përcillini me mirësjellje!
Këshillën ministri i Brendshëm Taulant Balla e kishte për çdo punonjës të policisë kufitare që është dhe kontakti i parë i çdo vizitori me Shqipërinë.
Nga Vlora Balla kërkoi rezultate në luftën kundër paligjshmërisë dhe ofroi mbështetje për punonjësit e policisë.
“Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet. Po ashtu dua t’ju garantoj se më shumë do të vazhdojmë të bëjmë sa i përket trajtimit të duhur financiar. Në korrik kemi një rritje të pagës, por ju garantoj se do të bëj më shumë sa i takon këtij trajtimi financiar për çdo punonjës policie.”
Drejtuesit lokal garantuan ministrin se kanë marrë të gjithë masat për një sezon veror të qetë.
/abcnews.al