E diela, një ditë e pazakontë janari

schedule13:41 - 7 Janar, 2018

schedule 13:41 - 7 Janar, 2018

Një ditë e pazakontë janari është kjo e dielë në vendin tonë. Temperatuarat kanë shënuar disa gradë më tepër se normalja e muajit. Vlerat e termometrit më të ndjeshme kanë qenë gjatë mesditës ku në ultesirën perëndimore, sipas shërbimit “Meteoalb”, u ngjitën mbi 18 gradë celcius. Moti i kthjellët dhe temperatura të larta pritet të na shoqërojnë edhe fillimin e javës që vjen. Të hënën termometri parashikohet të shënojë në zonat bregdetare vlerën minimale 9 °C dhe 16 °C maksimalen, në vendet e ulëta 7 °C dhe 16 °C, ndërsa në vendet malore 3 °C / 11 °C. Ndërkohë, era pritet të fryjë e lehtë./abcnews.al