EMRAT/ Fier, 23-vjeçari ndërroi jetë në spital, u qëllua disa herë me thikë

schedule21:54 - 5 Korrik, 2024

schedule 21:54 - 5 Korrik, 2024

Xhimi Bakaj, i riu i cili mbeti i plagosur me thikë nga 39-vjeçari, Xhuliano Miho, në Fier, ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi, në afërsi të gjimnazit profesional ‘Petro Sota’.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë policia ndodhjet në vendngjarje.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici 39-vjeçarin dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al