Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 42 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus u aksidentua, në Sao Paulo në Brazil.
Autobusi ishte nisur nga Itapeva për në Aparecida, një qytet fetar i njohur për numrin e lartë të pelegrinëve që vizitojnë për të parë nga afër Bazilikën e Zojës së Aparecidës.
Të plagosurit u dërguan në spitalet në Itapetiniga dhe në qytetin fqinj të Sorocamba, thanë autoritetet në një deklaratë.
/abcnews.al/