Mandati i Belerit/ ‘Kërcënon’ Dule: Tregoni integritet! Mos i jepni mundësinë që në PE të përmendi gjëra negative edhe për KQZ

schedule11:18 - 5 Korrik, 2024

schedule 11:18 - 5 Korrik, 2024

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule thotë se Fredi Belerit po i mohohen disa të drejta kushtetuese duke mos u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në mbledhjen e KQZ, ku po diskutohet për mandatin e Belerit, ai iu drejtua KQZ-së duke thënë se duhet të tregojë integritet dhe të japë vendimin e duhur.

“Do të dëshiroja që të theksoja që në fillim se sot jemi përpara një tentative për të përmbyllur një proces politik që ka nisur me 6 maj 2023. Synimi i këtij procesi ishte uzurpimi i bashkisë së Himarës nëpërmjet nëpërkëmbjes së vullnetit të sovranit. Kjo nisi me një autorësi, zoti Kaso me të drejtë tha se këtij procesi  kërkohet që t’i fshihet fytyra. Dhe t’i falet dikujt tjetër autorësia, mirëpo është e qartë gjatë këtyre muajve se subjekti që kishte vënë për qëllim dhe do të përmbushë misionin e rrëmbimit të bashkisë së Himarës është PS dhe kreu i saj. Në këtë 14 muaj, do të mund të rendisja me dhjetëra nene të konventës evropiane për të drejtës së njeriut, të kushtetutës së Shqipërisë, Kodit zgjedhor dhe ligjit për funksionimin e pushtetit vendor. Zotit Beleri i është Privuar e drejta elementare të zgjedhë.

Nuk besoj se kërkohet referenca. nuk i është dhënë me 14 maj si gjithë qytetarëve të tjerë të paraburgosur, që nuk u është provuar e drejta që të shprehë vullnetin e tij, nuk ka votuar. E dyta i është provuar e drejta të zgjidhet në një kohë kur edhe ju si hallka më e rëndësishme si KQZ nuk është përmbushur detyrimi kushtetues i të drejtës që të zgjidhet duke marrë përsipër detyrën që i ka ngarkuar sovrani. Zotit Beleri njëherësh i janë privuar të drejtat kushtetuese, edhe të zgjedhë edhe të zgjidhë. Komunitetit të Himarës i është privuar e drejta kushtetuese të zgjedhë drejtuesin e vet. Sot drejtohet nga një kryetar i komanduar, komandim i një ish nënkryetareje të komanduar. A mund të ketë një shtet të së drejtës që njeh situata të tilla juridike si serioze dhe kushtetuese. Pra kemi të bëjmë me një zinxhir shkeljesh në drejtime të ndryshme.

Sot këtij procesi të rrëmbimit të bashkisë së Himarës, autori i saj Edi Rama kërkon t’i vërë vulën e KQZ. Ju lutem ruani integritetin, imazhin dhe nderin e këtij institucioni që është garanti i votës së lirë që përbën themelin e sistemit tonë demokratik. Nëse edhe ju do të bëheni palë për humbjen e gjurmëve të këtij procesi të shëmtuar për jetën tonë politike dhe institucionale, do të jetë thjesht hallka e përdorur institucionale e radhës sepse e vërteta s’ka asnjë gjasë që të mos zbardhet. Si në vendin tonë ashtu edhe më gjerë. Mos i jepni mundësinë Belerit në sallën e parlamentit evropian që të përmendë gjëra negative për sa i përket KQZ.”, tha Dule./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!