Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, nuk po kalon një moment të mirë. Marrëdhëniet e tij me trajnerin Unai Emery janë krisur dhe uruguaiani po mendon seriozisht largimin.
Torreira nuk po aktivizohet titullar nga Emery, madje, dhe në ato sfida që luan, nuk po luan në rolin e tij natyral, çka ka bërë që mesfushori t’i kërkojë llogari drejtuesve.
Sot, ka pasur një takim mes Torreiras dhe drejtuesve të Arsenal. Mediet britanike kanë arritur të zbulojnë disa nga detajet që janë diskutuar në atë mbledhje.
Mësohet se Torreira i ka kërkuar klubit të luajë rregullisht dhe në qendër të mesfushës, aty ku është roli i tij, ose në të kundërt, do të largohet drejt Milanit, me skuadrën italiane që është interesuar për shërbimet e tij që vitin e shkuar.
Torreira u transferua te Arsenali në verën e vitit 2018 për 35 milionë euro nga skuadra e Sampdorias./abcnews.al