Skandal në Greqi/ Deputeti rreh punonjësin e aeroportit

schedule12:44 - 4 Korrik, 2024

schedule 12:44 - 4 Korrik, 2024

Deputeti i partisë Demokracia e Re Lefteris Avgenakis dhe ish ministri i bujqësisë në shtetin fqinjë dhunon një punonjës të aeroportit të Athinës, pasi ai i tha se ishte tejet vonë për tu ngjitur në avion pasi Gate ishte mbyllur.

Deputeti ka shkuar drejt sportelit duke kërcënuar punonjësin dhe duke i kërkuar atij llogari sesi kishte lejuar ngritjen e avionit që po udhëtonte drejt Kretës në një kohë që ai nuk ishte në avion.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke punonjësi kishte thirrur tri here emrin e ish ministrit dhe deputetit të parlamentit grek përpara mbylljes së Gate-it dhe nisjes së avionit.

Punonjësi 22 vjeçar i aeroportit ka ngritur padi penale kundër deputetit të partisë së Mitsotakis, por Lefteris Avgenakis thotë se ai ka imunitet.

/abcnews.al