Hezbollah pretendon se ka lëshuar më shumë se 200 raketa drejt Izraelit

schedule12:11 - 4 Korrik, 2024

schedule 12:11 - 4 Korrik, 2024

Grupi militant libanez, Hezbollah deklaroi se ka lëshuar më shumë se 200 raketa duke synuar pozicionet ushtarake izraelite.

Një breshëri e raketave erdhi si përgjigje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Muhammad Nimah Nasser të mërkurën, shkruan Al Jazeera.

Nasser, i njohur gjithashtu si “Haxh Abu Nimah”, ishte zyrtari i tretë i rangut të lartë në grup që u vra në pothuajse nëntë muaj luftime ndërkufitare .

Sulmet e fundit vijnë në mes të një rritjeje të luftimeve dhe retorikës së ngarkuar midis Hezbollahut dhe zyrtarëve izraelitë që i ka shtyrë ndërmjetësuesit amerikanë, evropianë dhe arabë të përpiqen të parandalojnë një përshkallëzim më të gjerë rajonal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!