Është mbyllur takimi i volejbollit mes Erzenit dhe Partizanit, sfidë që është mbyllur me fitoren 3-0 të Erzenit. Ky takim zgjati më shumë se 1 orë dhe ekipi shijakas, i dominoi të tre setet.
Në setin e parë, Erzeni triumfoi me rezultatin 25-20, ndërsa në të dytin, nuk kishte surprizë, duke triumfuar sërish, kësaj radhe edhe më me shumë diferencë, 20-15.
Ekipi nga Shijaku triumfoi edhe në setin e tretë dhe mori një fitore të rëndësishme, duke mposhtur Partizani. Kjo sfidë u luajt në arenën “Fetih Borova” dhe ishte e vlefshme për raundin e parë./abcnews.al
Volejboll, Kupa e Europës (raundi 1)
Erzeni – Partizani 3-0
25-20, 20-15, 25-20