Interi po mendon të rikthehjë në ekip Andrea Pinamonti, në merkaton e janarit, raporton Corriere dello Sport. Zikaltërit e dërguan talentin te Genoa në huazim me opsion blerje në fund të sezonit, por tashmë, synojnë ta rimarrin sërish. Megjithatë, ka një problem, pasi parashikohet e vështirë që lojtari të largohet pas vetëm gjysmë sezoni.
Sulmuesi 20-vjeçar ka përfituar vërtet nga kalimi në “Stadio Luigi Ferraris”, pasi ka qenë një startues i rregullt, diçka që ai nuk ishte në gjendje ta arrinte tek Interi, kryesisht për faktin se skuadra po luante me vetëm një sulmues në kohën kur ishte Spalleti.
Këtë sezon, ai ka bërë 11 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Genoan. Në 895 minuta në fushë, Pinaonti ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tre herë./abcnews.al