U mbajt një minutë heshtje në nderim të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. Flamujt u ulën në gjysmë shtizë.
Pas mbajtjes së homazheve në TOKB, Kadare po përcillet në banesën e fundit, në Tufinë.
Kadare ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare këtë të hënë, ndërsa data 2 dhe 3 korrik u shpallën ditë zie kombëtare në nder të tij.
Personalitete të larta të vendit dhe jo vetëm kanë përcjellë mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të shkrimtarit që shqiptarëve u fali dritën kur ishin në errësirën e diktaturës ndërsa botën e njohu me Shqipërinë, shtetin me popull me traditat dhe kulturë europiane por që ishte izoluar nga diktatura komuniste dhe ishte lënë jashtë nga Evropa.
/abcnews.al