Dyfishohen shifrat në “Red Bull Arena”, Demiral hero i Turqisë

schedule22:23 - 2 Korrik, 2024

schedule 22:23 - 2 Korrik, 2024

Pritej totalisht diçka tjetër, mirëpo Turqia ka arritur të habisë shumë kënd duke dhuruar spektakël ndaj Austrisë, në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut, në sfidën e fazës së 1/16-ve, të Euro 2024,duke nisur festën e tifozëve të tyre.

Një aksion perfekt i djemve të Vincenzo Montella është finalizuar sërish nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Medih Demiral, i cili ka dërguar topin me kokë në rrjetën e kundërshtarëve. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al