Ja pse Bayern nuk po nxiton për trajnerin e ri, një emër i madh gati të rikthehet

schedule15:23 - 13 Nëntor, 2019

schedule 15:23 - 13 Nëntor, 2019

Alternativat e momentit nuk e bindin Bayern Munchen dhe drejtuesit e klubit gjerman nuk po nxitohen në gjetjen e trajnerit të ri të ekipit. Niko Kovac u shkarkua pas humbjes 5-1 kundër Eintracht Frankfurt dhe në vend të tij është ulur përkohësisht Hans-Dieter Flick.

Emra të ndryshëm po qarkullojnë për stolin bavarez, por Hoeness dhe Rummenigge e kanë marrë me qetësi. Bild ka publikuar lajmin e bujshëm. Sipas gazetës gjermane, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Bayernit për momentin është Pep Guardiola.

Spanjolli pritet të largohet në fund të sezonit nga Manchester City. Serie A mbetet një opsion për të ardhmen e Guardiolës, ashtu si edhe rikthimi në Bavari. Trajneri katalanas drejtoi kampionët e Gjermanisë gjatë viteve 2013-2106.

Lidhja me drejtuesit e klubit gjerman është ruajtur dhe Guardiola mund të vendosë të rikthehet sërish në fund të sezonit, kësaj radhe me objektiv të qartë fitimin e Champions League, kompeticion që i mungon shumë 48-vjeçarit dhe vetë Bayernit. /abcnews.al

Rummenigge, Guardiola dhe Hoeness

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!