Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Cilësi e dobët e hetimeve dhe mungesë pavarësie”, çfarë prezanton Olsian Çela para KLP

schedule13:36 - 13 Nëntor, 2019

schedule 13:36 - 13 Nëntor, 2019

Fjalën e tij në nisje të intervistës para KLP kandidati për kryeprokuror Olsian Çela e nisi duke parashtruar problematikën në institucionin e prokurorisë. Ai tha se ka cilësi të dobët të hetimeve, mungesë pavarësie dhe besim në rënie.

“Prokuroria ndodhet në fazë transformimi të thellë. Prokuroria është ne faze risktrukturimi. Ka problem me rënien e cilësisë së hetimeve dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore, mungesa e impaktit të hetimit në uljen e kriminalitetit, ka rënie të besimit te publikut në sistemin e drejtësisë, ka mungese reale të pavarësisë së prokurorëve. Pamjaftueshmeri profesionale e policie gjyqësore, ridimensionimi i rolit të PP në thelb sjell kuptimin  e drejtë të institucioneve”

Sipas tij roli i Prokurorit të përgjithshëm duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.



“Objektivat e vendosur përmes mekanizmave që jep ligji, Prokurori i përgjithshëm do të ketë të drejtë të promovojë punën e çdo prokurori, dhe gjithashtu organizim efikase i zyrave të prokurorëve dhe rritja profesionale e prokuroreve dhe policisë gjyqësore në vitet e ardhshëm . Prokuroria e përgjithshme  të ndryshojë mënyrën e funksionimit të saj.

Prokuroria e përgjithshme duhet të ndryshoje në një strukturë dinamike e bashkëpunuese dhe ndërvepruese, e aftë të prodhojë ide për partnerët vendas dhe të huaj. Hapi i parë është ristrukturimi i pjesshëm i saj dhe të fokusohet në monitorimin e shkeljeve të ndryshme të etikes profesionale, sigurimin e aksesit të publikut dhe komunikim permanent me median.

Hartimi i raportit mbi gjendjen e burimeve njerëzore, ngarkesën në punë studimin mbi efektshmërinë e hetimit, efektet sociale në shoqëri dhe parandalimin e krimit. Koston reale të hetimit. Rregulla të qarta për formimin e grupeve hetimore. Bashkëpunim edhe me prokurorinë e posaçme me qëllim koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit, por duke vepruar në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra por edhe me koordinimin e autoriteteve të huaja.

Çdo vit mbledhje të prokurorëve si një asamble e tyre për shkëmbim idesh dhe komunikimi të problemeve mbi hetimin dhe ndjekjet penale”.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!