Drejtoresha e Instat Elsa Dhuli ka sqaruar se tkurrja e popullsisë është ndikuar nga disa faktorë por më në detaj ky fenomen do të analizohet në të ardhmën
Mosha mesatare e popullsisë shqiptare rezulton se se është 42.7 vite ndërkohë që raporti gjinor ëshët 98.2 meshkuj për 100 femra.
Nga të dhënat rezulton se edhe numri i familjeve është tkurrur në krahasim me censin e realizuar në vitin 2011.Ndërkohë që madhësia e familejeve rezulton se është 3.2 anëtarë nga 3.8 që ishte më parë. Mbulimi ka qenë i lartë.
Ndërkohë një e dhënë interesante është fakti se 1.1 milionë shqiptarë janë deklaruar se janë të besimit mysliman. Komuniteti i dytë fetar më i madh në vend rezulton se janë katolikët ndjekur nga ortodoksët.
Pas shqiptarëve minoriteti grek ka rezultuar më i madhi në Shqipëri me 23 mijë e 400 anëtarë ndjekur nga egjiptianët, romët dhe bullgarët./abcnews.al