Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Goli më i bukur i tetorit, tifozët e Bayern zgjedhin perlën e shqiptarit

schedule10:50 - 13 Nëntor, 2019

schedule 10:50 - 13 Nëntor, 2019

Leon Dajaku shënoi një supergol për Bayern Munchen II me datë 6 tetor. Sulmuesi shqiptar pa daljen e portierit dhe lëshoi një goditje fantastike nga larg për të gjetur golin e dytë në fitoren 2-0  kundër Eintracht Braunschweig.

Një mbrojtës mik ia doli të prekte topin, por pa mundur të evitojë “predhën” të Dajakut. Tifozët e kampionëve të Gjermanisë kanë votuar për golin më të bukur të muajit tetor dhe fituesi është lojtari shqiptar.

Preferencat kryesore kanë shkuar për perlën e Dajakut, i cili ka arritur të mbledhë 36% të votave, duke ia dalë përballë golave të Tolissos (30%) dhe Carolin Simon (20%). Dajaku debutoi me 4 shtator me Gjermaninë U19 dhe deri tani ka shënuar tre gola në katër ndeshje të zhvilluara me këtë përfaqësuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!