Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur këtë të enjte në Bruksel, ku planifikon të nënshkruajë tre marrëveshje sigurie.
Midis tyre është një marrëveshje me Bashkimin Evropian, i cili do të zotohet të vazhdojë të ofrojë armë, trajnime ushtarake dhe ndihmë të tjera në Kiev për vitet në vijim.
Në rast të “agresionit të ardhshëm”, dokumenti, një draft i të cilit është parë nga Reuters, thotë se BE dhe Ukraina synojnë të konsultohen brenda 24 orëve për nevojat e Kievit dhe “të përcaktojnë me shpejtësi” hapat e ardhshëm në përputhje me angazhimet.
In the past few days, Ukraine has started actual negotiations on EU membership. Today, I am in Brussels to attend a meeting of the European Council and to thank all European leaders for their unity and for affirming the irreversibility of our European course.
I will meet with…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 27, 2024
“Për herë të parë, kjo marrëveshje do të përmbajë angazhimin e të 27 vendeve anëtare për t’i ofruar Ukrainës mbështetje të gjerë, pavarësisht nga çdo ndryshim i brendshëm institucional”, tha Zelensky në një deklaratë.
Draft dokumenti i BE-së thotë se angazhimet e saj do të mbeten në fuqi “ndërsa Ukraina ndjek rrugën e saj evropiane” dhe do të rishikohet më së voni pas 10 vjetësh.