Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë Kanallës.
Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se dy persona kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes së një motorçiklete me një automjet.
Të plagosur mbetën drejtuesi dhe pasagjeri i motorçikletës, njëri prej të cilëve me fraktura te shumta.
Ata janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al



