Tre kandidatet per kryeprokuror jane intervistuar sot nga Keshilli i Larte i Prokurorise ne séanca te vecanta publike.
Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela partaqiten platformat e tyre per drejtimin e institucionit qendror te akuzes. KLP pritet te beje renditjen e 3 kandidateve, qe do t’ia percjelle per votim kuvendit
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku prezantoi sot punën e saj dhe vizionin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa kërkon një mandat tjetër në këtë detyrë. Prej gati dy vitesh ne detyren e shefes se organit te akuzes si prokurore e pergjithshme e perkoheshme, Arta Marku, tha se nuk ka pasur asnjehere varesi nga politika.
Ajo u shpreh se eshte anatemuar shume here per venie ne varesi te qeverise, por në anetarit te KLP Bujar Sheshi, qe e pyeti, i solli vëmendje edhe rastin më të fundit atë të hetimit te kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, per shkelje te ligjit te dekriminalizimit.
E pyetur nga anetarja e KLP-së Nurihan Seiti per nje takim te fundit me kryeministrin Rama disa muaj me pare, zonja Marku u pergjigj se nuk ishte per raportim tek shefi i qeverise, por një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi gjate protestave te opozites.
Marku theksoi se përgjatë këtyre dy viteve në krye të prokurorisë ka pasur gjithnjë mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Arta Marku pranoi se nuk permbushi dot pritshmerite e saj per shkak te kopetencave te kufizuar si prokurore e pergjithshme e perkohshme dhe per shkak te reformes ne drejtesi.
Ndër prioritetet nëse zgjidhet prokurore e Përgjithshme Arta Marku pemendi fuqizimin e drejtorisë gjyqësore ne prokurorinë e përgjithshme, pasi aty janë një sërë çështjesh të akumuluara, forcimi i sektorit të dekriminalizimit, spastrimi i administratës së prokurorisë nga personat me probleme dhe forcimi i standardeve etike të sjelljes, në mënyrë që të rikthehet besimi i publikut te organi i akuzes.
Fajtona Memçaj, prokurore e apelit ne prokurorine e Tiranes dhe anetare e KED, ishte kandidatja e dyte për kryeprokurore në listën e intervistimit para KLP-së. Në fjalën e saj gjatë prezantimit të platformës dhe vizionit të saj nëse zgjidhet kryeprokurore, Memçaj e vuri theksin te reforma në drejtësi.
Pyetjes se anetares se KLP Nurihan Seiti se cfarë mendon kandidatja për shkeljen e ligjit nga dy institucionet Prokurori i pergjithshem dhe Presidenti i republikes për emërimin e saj ne Apel, pasi nuk ka pasur 7 vitet prokurore, zonja Memcaj iu pergjigj se ka pasur interpretim dhe jo shkelje te ligjit.
Ajo është shprehur se edhe ne detyren e saj ligjin e konsideron të shenjtë dhe nuk do të ndërmerrte kurrë një vendim që do të cenonte ligjin. Memçaj tha se nuk ka frikë nga presionet. “Gjykoj se është një test që e kam kaluar”- iu përgjigj pyetjes anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi, kandidatja për kryeprokurore Fatjona Memçaj, në lidhje me qëndrueshmërinë përballë presioni të politikës.
Ndersa kandidati për kryeprokuror Olsian Çela fjalën e tij në nisje të intervistës para KLP parashtroi problematikën në institucionin e prokurorisë. Ai tha se ka cilësi të dobët të hetimeve, mungesë pavarësie dhe besim në rënie.
“Prokuroria e përgjithshme duhet të ndryshoje në një strukturë dinamike e bashkëpunuese dhe ndërvepruese, e aftë të prodhojë ide për partnerët vendas dhe të huaj”– tha Cela.
Sipas kandidatit per kryeprokuror, hapi i parë është ristrukturimi i pjesshëm i institucionit dhe fokusimi në monitorimin e shkeljeve të ndryshme të etikes profesionale, sigurimi i aksesit të publikut dhe komunikim permanent me median./ abcnews.al