Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

schedule17:36 - 26 Qershor, 2024

schedule 17:36 - 26 Qershor, 2024

Një 35 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Cascina të Italisë pas një atentati me armë zjarri. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së martës, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Autori dyshohet se ka qëlluar të paktën tre herë në drejtim të të riut shqiptar me një armë dhe më pas është larguar me vrap. Sipas autoriteteve italianë, shqiptari nuk rezulton me precedentë penalë.

Policia po heton ngjarjen ndërsa dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!