Tre kandidatët për prokurorë të përgjithshëm do të pyeten sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. E para në listë është Arta Marku, e cila do të pyetet sot për një orë e gjysmë duke filluar nga ora 09:00 dhe për të vijuar më pas me Fajtona Memçajn dhe Olsian Çelën. Gazetarja e ABC News Glidona Daci raporton për abcnews.al se tre kandidatët do të pyeten nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për çështjet që kanë ndjekur, dosjet që kanë hetuar dhe mënyrën e hetimeve.
Pikë tjetër e intervistomi janë edhe aftësitë organizative dhe menaxheriale, sa të aftë janë të drejtojnë prokurorinë, pasi funksioni i prokurorit do të jetë 7 vjeçar dhe roli i tij do të jetë administrativ.
Nëse kandidatë do të bien me pikë të përbashkëta, anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë do i testojnë për titujt shkencorë dhe gjuhët e huaja. /abcnews.al


