Anne Applebaum nderohet në Gjermani me Çmimin e Paqes 2024

schedule14:57 - 26 Qershor, 2024

schedule 14:57 - 26 Qershor, 2024

Gazetarja dhe historiania amerikane, Anne Applebaum nderohet me Çmimin e sivjetëm të Paqes, çmim që jepet nga tregtia e librit gjerman. Këshilli i Fondacionit e vlerëson veprën e saj si „kontribut shumë të rëndësishëm për ruajtjen e demokracisë dhe paqes”. Në një kohë kur vlerat dhe arritjet demokratike sulmohen gjithnjë e më shumë, Applebaum bën lidhjen e njohurive historiogragike me “vëzhgime aktuale vigjilente”.

Ish-korrespondentja e gazetës “Economist” dhe ish-bashkëbotuesja e gazetës “Washington Post” ka analizuar shumë herë sistemet autokrate të sundimit. Gjatë kësaj pune ajo ka analizuar pasojat e dezinfomacionit dhe propagandës. Këshilli i Fondacionit që dha çmimin, shkruan se “që herët ajo ka paralajmëruar për një politikë ekspansioniste mundësisht të dhunshme të Vladimir Putinit (presidentit rus, shënim i redaktorit).

Ish-bashkëshortja e ministrit të Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, e cila mban edhe nënshtetësinë polake, shihet si eksperte e historisë së Europës Lindore.

59 vjeçarja ka shkruar mes të tjerash libra si “Perdja e hekurt” (2012) ose “Joshja e autoritarizmit “. Për prezantimin që i ka bërë sistemeve të kampeve në ish-Bashkimkin Sovjetik, ajo u nderua në vitin 2004 me Çmimin Pulitzer. Së fundi ajo ka marrë edhe çmimin Carl-von-Ossietzky 2024 të qytetit të Oldenburgut.

Çmimi i Paqes së tregtisë gjermane të librit është një nga çmimet më të rëndësishme kulturore të Gjermanisë. Çmimi që shoqërohet me 25 mijë euro, jepet nga Shoqata gjermane e tregtisë së librit, e cila është e regjistruar në bursë. Dhënia e çmimit zhvillohet tradicionalisht në përfundim të Panairit të librit në Frankfurt, në kishën Paulskirche. Mes atyre që e kanë marrë më parë këtë çmim numërohen Salman Rushdie, Martin Walser, Václav Havel, Yehudi Menuhin dhe Albert Schweitzer.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!