Numri i viktimave të sulmeve terroriste në Dagestan të Rusisë është rritur në 21, njoftoi sot Ministria rajonale e Shëndetësisë.
“Mjekët po luftojnë për jetën e viktimave të sulmit terrorist në Makhachkala dhe Derbent. Sot, për fat të keq, numri i viktimave është rritur në 21, duke përfshirë policë dhe civilë”, thuhet në deklaratë, siç raportohet nga agjencia RIA Novosti.
Të dielën, disa sulme u kryen në një sinagogë dhe një kishë në Derbent, si dhe në një kishë ortodokse dhe dy stacione policie në Makhachkala. Në këto qytete u vendos një regjim operacioni anti-terrorist, njoftuan autoritetet e Dagestanit.
Forcat e sigurisë vranë pesë militantë të përfshirë në këto sulme terroriste./abcnews.al