Izraeli ka kryer sulme të reja në Gaza pasi militantët atje rritën sulmet me raketa pas vrasjes së një prej udhëheqësve palestinezë.
Izraeli thotë se forcat ajrore dhe tokësore goditën vendet e përdorura nga grupi palestinez islamik (PIJ). Më shumë se 150 raketa janë qëlluar në Izrael.
Dhuna u përshkallëzua pasi Izraeli vrau komandantin e PIJ, Baha Abu al-Ata. Në këtë sulm, u vranë edhe katër palestinezë.
Ndërsa një izraelit u plagos nga një raketë, thonë shërbimet mjekësore izraelite.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kryen valë sulmesh gjatë gjithë ditës, për ato që thanë se ishin objektiva të PIJ. Ndër vendet që IDF tha se goditi ishte ajo që e quajti një “tunel terrori”, për të cilin thoshte se PIJ planifikonte të përdorte për të sulmuar civilët izraelitë./abcnews.al