Portieri shqiptar, Gentian Selmani, është një ndër futbollistët më të mirë që ka luajtur në Superiore. Me skuadrën e Laçit, Selmani bëri sezone të shkëlqyera dhe tërhoqi interes nga disa skuadra, por në fund vendosi t’i bashkohej ekipit turk, Menemenspor.
Selmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Turqi dhe këtë fundjavë, bëri një ndeshje të shkëlqyer në fitoren kundër Istabulspor. Paraqitja e tij, i siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës.
Nga të gjithë portierët në kampionatin turk, ishte Selmani ai që u zgjodh si gardiani më i mirë, një vlerësim presitgjioz për portierin kuqezi. Selmani është grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë U-21, aty ku do të luajë përballë 21-vjeçarëve të Anglisë./abcnews.al