Gjatë pasdites, Erseka dhe rrethinat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit.
Gazetari Roland Beqiraj raporton se zonat që më së shumti janë prekur nga breshëri janë ato rrëzë malit të Gramozit, në Rehovë Starje dhe Prodan.
Breshëri, sipas banorëve zgjati deri në 20 minuta, dhe ka shkaktuar dëme në drufrutorë.
Do të jenë grupet e punës të Drejtorisë së Bujqësisë që do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet./abcnews.al