Prej 9 muajsh tashmë lufta mes Hamas dhe izralit ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima në Rripin e Gazës dhe nga sulmet më të fundit të ushtrisë izraelite, nuk ka shpëtuar pa u prekur aspo bota e futbollit, teksa mes viktimave të bombardimeve është edhe një futbollist së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.
Njoftimi erdhi përmes kanaleve zyrtare të Federatës Palestineze të Futbollit, njoftoi se Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me familjen e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror të izraelitëve, teksa ndodhej në shtëpinë e tij.
Ndërkaq, kujtojmë se më herët në karreierën e tij, sulmuesi 28-vjeçar ka qenë pjesë e Al-Nassr, skuadër në të cilën sot luan një emër si Cristiano Ronaldo. /i.m /abcnews.al