Gafë e mbrojtjes turke, dyfishohen shpejt shifrat në “Signal Iduna Park”

schedule18:32 - 22 Qershor, 2024

schedule 18:32 - 22 Qershor, 2024

Vetëm 8 minuta pas golit të parë ka ardhur edhe dyfishimi i shifrave, nga “Luzitanët” e Portugalisë, me kampionët e Euro 2016 që kanë gjetur rrugën e rrjetës, le të themi në një mënyrë shumë qesharake.

Një aksion i dështuar nga ana e djemve të Roberto Martinez është “ringjallur” nga mbrojtja turke, me mbrojtësin Samet Akaydin, që nuk merret vesh me portierin Bayindir dhe topi i rikthyer në mbrojtje përfundon në rrjetë, duke realizuar golin më “qesharak”, deri tani në Euro 2024. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al