Debutim ëndrrash për Arda Guler, “ylli” turk shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

schedule20:50 - 18 Qershor, 2024

schedule 20:50 - 18 Qershor, 2024

Pritej një përballje e luftuar dhe ashtu rezultoi të ishte. Turqia ka marrë një fitore të madhe, pasditen e kësaj të marte, ku në “Signal Iduna Park” mposhti me rezultatin e ngushtë, 2 me 1 Gjeorgjinë, në sfidën e tyre hapëse, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, aty ku janë shortuar në Grupin F, së bashku me Portugalinë e Republikën Çeke.

Pa diskutimin më të vogël të gjithë djemtë e tekniku, Vincenzo Montella shkëlqyen në fushën e blertë, mirëpo njëri prej tyre më shuëm nga të gjithë. Bëhet fjalë për “fantazistin” e mesfushës, Arda Guler, me “yllin” e Real Madrid, që tregoi edhe njëherë që ka potencialin e duhur, për t’u bërë një prej më të mirëve të historisë.

Me dy raste shënimi të krijuara, me një saktësi në pasime prej 97%, me plot 9 duele të fituara, si dhe më një “perlë” të shënuar në debutimin e tij evropian, 19-vjeçari nuk i “shpëtoi syrit”, të UEFA-s, të cilët vendosën ta shpallnin turkun “Man of the Match”, e thënë në shqip “Lojtari i Ndeshjes” dhe me siguri tekniku Carlo Ancelotti duhet të jetë tepër i gëzuar që dy “yjet” e Real Madrid, Jude Bellingham dhe Arda Guler, po vërtetojnë se janë gati të marrin përsipër gjëra të mëdha. /i.m /abcnews.al 

Postimi i UEFA-s: