Narges Mohammadi, fituesja e çmimit Nobel për Paqe dënohet me një vit burg

schedule15:27 - 18 Qershor, 2024

schedule 15:27 - 18 Qershor, 2024

Aktivistja iraniane për të drejtat e grave, Narges Mohammadi, fituese e çmimit Nobel për Paqen 2023 dhe tashmë e burgosur në vendin e saj, është dënuar me një tjetër vit burg.

Aktivistja 52-vjeçare ndodhet në burg që nga nëntori i vitit 2021 ku po vuan disa dënime për kundërshtimin e hixhabit të detyrueshëm dhe dënimit me vdekje në Republikën Islamike.

Ndër arsyet e dënimit të ri, është thirrja për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare, letra drejtuar parlamentarëve suedezë dhe norvegjezë. Mohammadi refuzoi të merrte pjesë në gjyqin e saj në Teheran në fillim të këtij muaji dhe në mars ajo ndau një mesazh audio nga burgu që denonconte “luftën në shkallë të plotë kundër grave” në Iran.

/abcnews.al