Plas tek Anglia: Sherr në stërvitje, pezullohet ylli i sulmit

schedule10:10 - 12 Nëntor, 2019

schedule 10:10 - 12 Nëntor, 2019

Fatmirësisht është ndërhyrë në momentin e duhur. Raheem Sterling dhe Joe Gomez janë kapur mes tyre në seancën stërvitore të ditës së djeshme në kombëtaren angleze. Mes dy lojtarëve kishte një përplasje edhe gjatë ndeshjes Liverpool-Mancheshter City dhe ka vazhduar edhe në grumbullimin e “Tre Luanëve”.

Sterling ka tentuar ta kapë për qafe lojtarin e “The Red” shkruan “The Mirror” dhe shokët e skuadrës kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë shmangur përplasjen fizike. Fillimisht ëshët menduar që po bënin shaka, por më pas gjërat u bënë serioze.

Pas ngjarjes u mor vendimi që sulmuesi i “Qytetarëve” të mos llogaritët për ndeshjen që Anglia do të luajë me Malin e Zi, por do të qëndrojë me skuadrën. Trajneri Gareth Southgate ka deklaruar: “Kemi marrë vendim të mos e llogarisim Raheem për ndeshjen kundër Malit të Zi të premten.

Një nga sfidat më të mëdha dhe një nga pikat më të forta ka qenë pikërisht fakti që kemi qenë në gjendje të ndajmë rivalitetin që lojtarët kanë në klube.  Fatkeqësisht emocionet e ndeshjes ishim akoma të papërpunuara. Mendoj se kemi marrë vendimin me të mirë, që u mor me marrëveshjen e të gjithë skuadrës dhe e rëndësishme është t’i mbështesim lojtarët dhe të përqendrohemi te ndeshja e së enjtes”.

Sterling ndërkohë ka komentuar atë që ka ndodhur, duke përmendur emocionet që të jep ky sport. Ai kërkon mes të tjerash që të mos zmadhohet ajo që ndodhi: “Unë dhe Gomez jemi djem të mirë, të dy e kuptuam se ishte diçka 5-10 sekondëshe. Është diçka e së shkuarës dhe duhet të ecim përpara dhe të më mëdha seç janë. Le të përqendrohemi te ndeshja e së enjtes”. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B4vs0UiAJCv/?utm_source=ig_web_copy_link