Gjovalin Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dyshuar i vrasjes së Eri Zefit në Mirditë është vetëdorëzua sot në polici. Policia dyshon se ishte ai që dorëzoi Eri Zefin tek hasmi duke e nxjerrë nga shtëpia, por Alia e mohon këtë fakt duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.
“Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në prite për ta ekzekutuar. Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua”, mësohet të jetë shprehur ai.
Eri Zefi u gjet i ekzekutuar pak metra larg Rrugës së Kombit, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës në 2 tetor.
Nga ekspertiza në trupin e 34-vjeçarit Zefi u identifikuan shenja dhune që sipas hetuesve janë kryer para se ai të ekzekutohej me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks. Trupi i tij u gjet 50 metra larg Rrugës së Kombit në Njësinë Administrative Fan
Familjarët e Alisë u ngujuan në fshatin e tyre në Fan, pas shpalljes në kërkim nga policia. Ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me një ngjarje të tillë, por përsa kohë të zgjidhet çështja kanë vendosur të respektojnë Kanunin. /abcnews.al