Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje që ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të diel festën e Kurban Bajramit.
Mëngjësin e kësaj të diele me mijëra besimtarë të besimit islam e kanë nisur me faljen e namazit në xhami apo në sheshet kryesore./abcnews.al