Festa e Kurban Bajramit/ Kremtohet të dielën, uron kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar

schedule13:25 - 15 Qershor, 2024

schedule 13:25 - 15 Qershor, 2024

Besimtarët mysliman në të gjithë botën  festojnë të dielën Kurban Bajramin, ditën që  simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit.

Në Tiranë falja e tij do të bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë  shpërndau urimin për  paqe dhe mirësi në çdo familje.

“Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufishëm.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë.

Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.

Të dashur shqiptarë,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit,

Paçi gëzime në familjet tuaja,

Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë,

Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën

Gëzuar!”, u shpreh Bujar Spahiu, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

/abcnews.al/