Me Mirela Milorin në studion e Abc News ishte Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila foli për protestën e banorëve të Astirit si dhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Sakaq, teksa banorët e Astirit i bënë sot thirrje qeverisë për dialog, Ballanca theksoi se asgjë e keqe nuk vjen nga dialogu.
“Ne kemi dalë në një deklaratë për shtyp. Asgjë e keqe nuk vjen nga dialogu. Janë organet shtetërore ato që duhet të tregojnë më shumë vullnet. Jemi në një situatë ku diskriminohemi nga shteti. Ne po paguajmë papërgjegjshmërinë e organeve tona shtetërore. Ne duhet tu themi jo më”, tha ajo.
“Ka qenë ARRSH që ka bërë shkeljet më të mëdha. Shkeljet në rastin e Astirit janë edhe më të thella, nuk janë marrë parasysh rekomandimet tona.
Procedura për tu ankuar në Strasburg është shumë e gjatë. Gjykata e Strasburgut nuk ka për qëllim dëmshpërblimin, por të tregojë standarte që çdo shtet duhet të respektojë konventën për të Drejtat e Njeriut. Avokati i Popullit është pikërisht për të respektuar këto standarte”.
Sakaq, Ballanca u pyet edhe për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi ditën e sotme. Sipas Avokates së Popullit po del një konflikt i ri dhe se institucionet nuk po bëjnë si duhet punën e tyre.
“Po nxjerr një konflikt të ri. Këto organe nuk po e bëjnë sic duhet punë e tyre. Secili kërkon të ketë pjesën e zërit të tij. KED nuk përcakton anëtarët, por miraton një listë. Afati 30-ditor i presidentit është një afat zhbollkues.Duhet të gjendet vullneti politik”, tha ajo./abcnews.al