Kanë treguar menjëherë “dhëmbët”. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar “Pancerave” të Gjermanisë, për të dyfishuar shifrat ndaj Skocisë, në “Allianz Arena”, duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm dhe miliona gjermanë anë e mbanë botës.
Një aksion perfekt i “Die Manschaft” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i Bayern Munich, Jamal Musiala, i cili pasi merr një pasim nga Havertz brenda zonës tund rrejtën kundërshtare. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al