Basha “i plagosur”, por qëndron në lojë/ Hap pas hapi, rekurs për vendimin e vulës, më pas parti të re

schedule19:12 - 14 Qershor, 2024

schedule 19:12 - 14 Qershor, 2024

Lulzim Basha nuk do e dorëzojë menjëherë logon e vulën e Partisë Demokratike. Ai ka vendosur të vijojë betejën për logon blu, pavarësisht se për të, kanë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë nga vetë Berisha që e rifitoi të martën në Apel.

“Qëndrimi i qartë i mbledhjes së përbashkët të kryesisë dhe Kolegjit është rekurs në drejtësi, në Gjykatën e Lartë, për të mos lejuar që në këtë vend të triumfojë drejtësia”, tha Basha.

Por kjo mesa duket është për të kënaqur pjesën e mbështetësve të tij, që e kërkuan rekursin dhe për të treguar qasjen e besimit tek drejtësia.

Vendimi më i rëndësishëm i Lulzim Bashës është krijimi i një partie të re, e cila do të ndjekë proceset hap pas hapi në vijim.

“Do të jemi në zgjedhje. Shqiptarëve do t’u japim alternativë. Përpjekja për të bërë alternativën që ne paraqesim si program dhe ekip, si bashkim vlerash, me të cilat është themeluar PD do të dështojë“, shtoi ai.

Duket se do të vazhdojë betejën, megjithëse i plagosur. Por megjithëse duket rruga më e drejtë, ajo drejt moskthimit te Berisha, është koha që do të provojë sinqeritetin e këtij qëndrimi të kreut të ish Partisë Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!