U përfol se Kate Middleton po qendron e shtruar në spital, reagon Pallati Mbretëror

schedule15:59 - 14 Qershor, 2024

schedule 15:59 - 14 Qershor, 2024

Familja mbretërore britanike vazhdon të monopolizojë interesin e shtypit ndërkombëtar. Në fundjavë pritet parada mbresëlënëse Trooping the Color ku personi i nderuar është Mbreti Karli III, por ditët e fundit në qendër të vëmendjes është sërish bashkëshortja e Princit William. Raportet në 24 orët e fundit kishin treguar se Kate Middleton po vijonte trajtimin e saj të kancerit në Qendrën e Kancerit MD Anderson në Hjuston, Teksas.

Princesha e Uellsit gjatë gjithë kësaj kohe ndodhet në SHBA duke bërë “kimioterapi parandaluese”.

Si filluan thashethemet e reja për Kate Middleton 

Ekspertja mbretërore Amanda Matta më vonë ngarkoi një video në llogarinë e saj në TikTok duke iu referuar komentit të Reddit. Videoja u bë virale dhe krijoi akoma më shumë diskutime për praninë e mundshme të princeshës në Hjuston.

Gjë që detyroi Pallatin të mbante qëndrim zyrtar. Një zëdhënës i Pallatit Kensington i tha Houston Chronicle se thashethemet janë të rreme.

MD Anderson nuk mundi të përgjigjej për shkak të ligjeve të privatësisë, por familja mbretërore britanike ka mbajtur sërish qëndrim për shëndetin e Kate Middleton, duke dashur t’i japë fund skenarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!