Albin Kurti reagon për samitin e Ohrit: Nuk duhej të mbahej

schedule18:29 - 11 Nëntor, 2019

schedule 18:29 - 11 Nëntor, 2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se samiti i Ohrit nuk është dashur të mbahet.

Ai vuri në dukje se në Ohër nuk ishte Kosova dhe se Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik.

Kurti theksoi gjithashtu se në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit.

Ai theksoi per mediat se ngutia për ta mbajtur është e gabueshme dhe e pashpjegueshme kur dihej që Kosova nuk do të merrte pjesë. Kurti tha gjithashtu se inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin reciprocitetin e plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!