Ndalohet polici në Himarë për disa vepra penale/ Ministri Balla: Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit

schedule20:49 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:49 - 13 Qershor, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas aksionit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me DVP Vlorë, ku u ndalua një punonjës policie në Himarë.

Balla tha se efektivi dyshohet se ka kryer disa vepra penale si “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Ndër të tjera, Balla nënvizoi se vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që turpërojnë vlerat e uniformës së Policisë.

“Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që turpërojnë vlerat e uniformës së Policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” etj”, thotë Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!