Shkëmbi me dhimbje koke para Vllaznisë, Rapo gëzon Luftëtarin

schedule16:38 - 11 Nëntor, 2019

schedule 16:38 - 11 Nëntor, 2019

Teuta dhe Luftëtari ndanë nga një pikë në fundjavë, ndërkohë që të dyja skuadrat mendojnë për takimet e radhës në transfertë. Trajneri Bledi Shkëmbi, në sfidën e javës së ardhshme me Vllazninë nuk do të ketë të gatshëm një nga titullarët më të rëndësishëm.

Rustem Hoxha, qendërmbrojtësi durrsak i Teutës, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kështu trajneri korçar duhet t’i bëjë llogaritë me një partner tjetër për Arapin. Me siguri Silvester Shkalla do të jetë titullar ndaj shkodranëve në “Loro Boriçi”.

Për Luftëtarin sfida e radhës është shumë e rëndësishme, pasi luan në transfertë me Flamurtarin. Një fitore do t’u bënte punë gjirokastritëve, që për këtë ndeshje do të kenë të gatshëm edhe kapitenin Donald Rapo.

Mesfushori e ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe mund të japë kontributin e tij për bluzinjtë në takimin e radhës në Vlorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!