Panik te “Gjelat”, një virus prek lojtarët dhe stafin teknik të Francës

schedule17:16 - 13 Qershor, 2024

schedule 17:16 - 13 Qershor, 2024

Teksa janë vetëm 4 ditë larg “debutimit” në këtë edicion të Kampionatit Evropian të futbollit, ndaj Austrisë, “Gjelat” e Francës po kalojnë një situatë goxha të sikletshme, pasi thuajse gjithë kampi i tyre është prekur nga një virus që ka sjellë ftohje, ngërç dhe dhimbje koke te disa prej lojtarëve dhe stafit teknik të trajnerit Didier Deschamps.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, në kampin nënkampionëve të botës, problemet e para kanë nisur të shfaqen të mërkurën gjatë natës ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo situatë, sakaq, shtypi i huaj nuk bën të ditur emrat e lojtarëve që janë prekur nga ky virus.

Ndërkaq, kujtojmë se  Franca është pjesë e Grupit D së bashku me Austrinë, Holandën dhe Poloninë, teksa dy herë Kampionët e Botës konsiderohen si një prej favoritëve për të triumfuar në Euro 2024, ndërsa siç theksuam edhe pak rreshta më parë, sfida e parë do të zhvillohet pasditen e 15 qershorit, ku do të përballet me “Shqiponjat” e Austrisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!