Nuk jemi italianë, por sikur po u përngjajmë. Në Kombëtaren shqiptare, italishtja është gjuha e dytë pas shqipes, dhe kur vjen puna për komunikimin me stafin teknik mund të jetë edhe e para. Këtë fakt e thekson prestigjiozja, “Sky Sport Italia”, që poston një mesazh në Instagram, me foton e Kristjan Asllanit me fanelën kuqezi me numër 21.
“Shqipëria flet italisht”, shkruan media e njohur në prag të duelit italo-shqiptar në Evropian. Në Serie A dhe më poshtë luajnë kaq shumë futbollistë. Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha e njohin mirë Italinë dhe gjuhën, e po ashtu portieri i tretë Kastrati.
Hysaj është lojtar i Lazio, Gjimshiti luan tek Atalanta, Ismajli mban fanelën e Empoli ashtu si Berisha, ndërsa Ajeti ka qenë për disa vjet në Apenine. Marash Kumbulla është i Sassuolo, e më parë ka qenë te skuadrat e Hellas Verona dhe “Verdhekuqtë” e Roma.
Ylber Ramadani është mesfushor i Lecce dhe Kristjan Asllani kampion i Italisë me Inter. Nedim Bajrami mban bluzën e Sassuolo, edhe pse pritet të ndryshojë ekip, dhe më përpara ka qenë tek Empoli. Te Lecce luan edhe Medon Berisha, e në krahun tjetër shumë pak nga “Legjionarët” nuk ia “thonë” italishtes, siç është rasti i Brojës, Seferit, Asanit, Muçit apo Laçit. /i.m /abcnews.al
Shikoni postimin e “Sky Sport Italia” në Instagram:
View this post on Instagram