Akropoli, vendi turistik më i vizituar i Greqisë, u mbyll për publikun gjatë orëve më të nxehta të së mërkurës, pasi vala e të nxehtit të sezonit përfshiu vendin, duke shkaktuar mbyllje të shkollave dhe paralajmërime shëndetësore.
Meteorologët kanë vënë në dukje se kjo është vala më e hershme e të nxehtit, e cila për Greqinë klasifikohet si temperatura që tejkalojnë 38 gradë Celsius për të paktën tre ditë.
Ministria e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të zjarreve në rajonin e Atikës rreth Athinës.
Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura në disa qarqe të vendit edhe për ditën e sotme, ndërsa ministria e punës ka këshilluar punonjësit e sektorit publik të punojnë nga shtëpia.
/abcnews.al