“Shota”, makina e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania”/ Rama ndan pamjet: Prodhim i ri i çikës sonë bulqizake

schedule09:20 - 13 Qershor, 2024

schedule 09:20 - 13 Qershor, 2024

Për herë të parë në Shqipëri prodhohet automjeti ushtarak i blinduar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamje nga automjeti ushtarak “Made in Albania”.

Një prodhim ky i ri i vajzës nga Bulqiza Arjeta Puca, dhe ekipit të saj.

“MIRË MËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

/abcnews.al/